Një shqiptar gjendet i masakruar në mal, në Dölauer Heide të Gjermanisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dölauer Heide të Gjermanisë, pasi një shqiptar 27 vjeçar është vrarë në mënyrë barbare.

Siç raporton “Bild”, duke cituar prokurorinë gjermane, trupi i shqiptarit kishte plagë me thikë dhe me armë, nga të cilat ka vdekur.

Trupi i pajetë është gjendur të dielën, ndërkaq ende nuk dihet nëse ai është vrarë në mal apo diku tjetër që më pas është transportuar.

Lidhur me rastin Policia gjermane ka ngritur ekipin hetimor “Heide” dhe tani janë në kërkim të gjurmëve që çojnë në kapjen e autorëve të krimit.

Policia, të enjten me njësitë hetuese kanë zhvilluar kontrolle në vendin ku është gjendur shqiptari për të gjetur gjurmët e autorëve, por deri me tani ende nuk ka diçka zyrtare.

Sipas policisë, trupi i 27 vjeçarit shqiptar ishte fshehur nën gjethe në një kanal kullimi, ndërkaq u identifikua nga ADN-ja e tij.

Zbulimi i trupit u bë rastësisht të dielën nga një kalimtar rasti, ndërkaq, shqiptari ishte i njohur për policinë për vepra të ndryshme.

Polica nuk e ka zbuluar identitetin e tij për media.

Leichenfund in der Heide – Mann starb durch Gewalteinwirkung

Jetzt hier im Video: Es war ein grausiger Fund, den eine Spaziergängerin am Sonntagnachmittag in der Dölauer Heide machte. An einem Waldweg, unter Blättern verborgen, lag eine männliche Leiche. Kriminalpolizei und Rechtsmedizin waren bis in die Nacht hinein im Einsatz und sicherten Spuren. Im TV-Halle-Interview hat sich die Staatsanwaltschaft heute zum aktuellen Ermittlungsstand geäußert. Der Mann stammt vermutlich aus Südeuropa und wurde Opfer eines Gewaltverbrechens. Mehr dazu hier im Video:

Publiée par TV Halle sur Lundi 16 septembre 2019