Një polic rrahet brutalisht nga protestuesit në Nju Jork

Një oficer policie është rrahur brutalisht nga protestuesit në rrugët e Nju Jorkut.

 

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë policin e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) mbahet ulur, derisa një burrë e godet atë me një objekt të fortë, shkruajnë mediet e huaja.

Një video e dytë, e cila u mor në Bronx mbrëmë, tregon një polic duke u goditur nga një makinë, e cila largohet me shpejtësi.

Polici mund të shihet i shtrirë në rrugë para se të vendoset në autoambulancë.

Pamjet e mëposhtme mund të jenë shqetësuese për disa nga lexuesit.