Në Maqedoni vdes fëmija 13 muajsh nga komplikimet e fruthit

Një fëmijë trembëdhjetëmuajsh ka vdekur dje nga komplikimet e shkaktuara nga fruthi në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fëmija nga Sveti-Nikole edhe më parë ka pasur probleme shëndetësore.

Ky është fëmija i dytë në Maqedoni që vdiq nga komplikimet e shkaktuara nga fruthi.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhje që këto fëmijë janë viktimë e epidemisë së fruthit, sëmundje e cila mund të parandalohet me vaksinim. Edhe njëherë apelojmë deri te të gjithë prindërit, me përgjegjësi t’i kuptojnë rekomandimet për vaksinimin me MRP vaksinën e cila mbron seriozisht nga sëmundjet ngjitëse”, thuhet në komunikatë.

Ministria shton se vaksinimi në shtëpitë e shëndetit aplikohet pa pagesë, ndërsa vaksinat janë me cilësi evropiane dhe me afat të konfirmuar.