Ndërron jetë Indrit Çelaj, i riu u qëllua dje me armë në kokë në Tiranë

Indrit Çelaj ka vdekur nga plagosja e djeshme në Tiranë.

Ka ndërruar jetë në spital i riu që u plagos dje në Tiranë me armë zjarri.

Indrit Çelaj, 26 vjeç, ndodhej në gjendje kome për shkak se u qëllua në kokë me pistoletë, raporton “Tch”.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku i riu ishte duke kryer punime  për kondicionimin e një vile.

Pas një konflikti të çastit, 26 vjeçari mbeti i plagosur, por sot ndërroi jetë.