Ndahet nga jeta Agim Mujo, roli i veçantë ku luajti me motrën e tij Yllka Mujo

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme nga një atak kardiak, Agim Mujo, vëllai i aktores Yllka Mujo. Ai u shua në moshën 63-vjeçare në Romë të Italisë, ku jetonte atje prej vitit 1990, pasi ishte larguar me hapjen e ambasadave. Një aktor që ka luajtur në disa filma, mes të cilëve “Malet me blerim mbuluar” në moshë fare të re.
Agim Mujo mbaroi studimet për pikturë dhe u shqua për talentin e tij, duke u paraqitur në shumë ekspozita si në Itali dhe Francë. Më datë 7 tetor ishte planifikuar hapja e një ekspozite në Paris me Zamir Matin, por që nuk arriti ta realizonte dot.
AI ka interpretuar edhe në filmin shqiptar bashkë me motrën e tij Yllkën në të njëjtin rol si në jetë, motër e vëlla. Bëhet fjalë për fillim e vitit 1970 “Malet me blerim mbuluar” ku Agimi luante rolin e Zenelit.