Moti ekstrem godet shtetin ku jetojnë shumë shqiptarë, temperaturat shkojnë në -65 gradë!

I gjithë territori i Kanadasë do të përfshihet nga i ftohti ekstrem.Në pjesën veriore të Ontarios temperaturat do të arrijnë deri në -60, -65 gradë. Dëbora parashikohet të arrijë deri në 40 cm e lartë, ndërsa gjatë gjithë kohës do të ketë erëra të forta.Në Newfoundland dhe Lbrador, termometri do të shënojë deri në -55 gradë celcius. Departamenti i Mjedisit në Kanada në një deklaratë për shtyp ka sqaruar se në Quebec priten erëra të forta, dëborë intensive, e cila do t’i bëjë rrugët të rrëshqitshme dhe do t’i pengojnë njerëzit të shohin. Në skajin verior të këtij rajoni pritet që temperaturat të shkojnë deri në -58 gradë celcius.Edhe në veriun e Ontarios, temperaturat priten të arrijnë shifra ekstreme deri në -65 gradë celcius. Gjithashtu edhe provincat perëndimore e juglindore të Kanadasë do të përfshihen nga temperaturat e ftohta deri në -50, -60 gradë celcius.Ndërkohë në provincën e Kolumbisë Britanike do të ketë erëra të forta dhe ajri do të jetë i lagësht, në sajë të rrymave të Paqësorit. Në rajonin verior të Yukon, rrezikshmëria në rrugë do të jetë maksimale, ndërsa në Nunavat do të ketë erëra të forta dhe temperatura deri në -55 gradë celcius.