Momenti kur gjendet i gjallë në pyll djaloshi tre vjeçar i cili u humb dy ditë më parë

Një djalosh tre vjeçar i cili kishte humbur para dy ditësh është gjetur i gjallë në pyll. Ngjarja e cila ka ndodhur në Rusi tronditi opinionin rus. Fëmija ishte duke mbledhur boronica me familjen e tij në pyll, kur edhe u shpall i humbur më pas.

Kolya Barkhatov, i kërkoi babait të tij nëse ai mund të kthehet në makinë, e cila ishte jashtë pyllit, në qytezën Bolsherchensky, por që kur ai u kthye nuk e gjeti të birin aty.

Djaloshi kishte filluar të qajë dhe i kërkonte babait që patjetër të kthehet në makinë, e më pas babai u pajtua dhe i tha që të mos largohet më shumë se 10 metra nga makina.

Babai i tij u kthye vetëm 15 minuta më pas, por Kolya i vogël tashmë ishte zhdukur. Pas dy ditësh kërkime, Kolya u gjet në një zonë të rrezikshme të pyllit në të cilën jetojnë ujqit dhe arinjtë.

Në videon e momentit kur u gjet fëmija, shpëtimtarët e tij shihen duke qarë ndërkohë që e mbështjellin që ta mbajnë më ngrohtë.

Ai më pas u diagnostikua me dehidrim, hipotermi dhe shok. Ai për momentin raportohet se është nën vëzhgimin e ekipeve mjekësore, të cilët e përshkruajtën gjendjen e tij si të qëndrueshme, shkruan Daily Mail, transmeton GazetaExpress.