Mjekja: Testet serologjike kanë treguar prani të Covid-19 tek pacientë me tampon negativ

Tamponi për koronavirus mund të rezultojë negativ, por kjo nuk vërteton plotësisht që nuk je prekur nga Sars-Cov 2.

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, Silva Bala, tregon se analizat serologjike të kryera tek pacientë të shtruar në këtë spital kur ai u kthye në Covid 2 kanë rezultuar poziteve për Covid 19 ndonëse analiza laboratorike nuk e tregonte diçka të tillë.

“Është testuar i gjithë personeli, janë testuar të sëmurët që kanë qenë të shtruar qoftë ato me teste negative, qoftë ato me teste pozitive. Ka një numër të konsiderueshëm pacientësh edhe me teste negative të cilët kanë rezultuar në testet serologjike pozitive”, thotë Bala ne abc.

Mjekja e sëmundjeve të mushkërive vë në pikëpyetje hipotezën e ngritur se koronaviursi ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin janar.

Megjithkëtë ajo shprehet se specialistët duhet të hetojnë duke u bazuar në disa element.

“Duhet të bashkohen 3 elementë, i cili i mbetet kohës për ta vlerësua, klinika, imazheria, testestet aerologjike, testet e marra për testimin e Covid-19 për faktin se vetë numri i ulët i viktimave, këtë gjë i vënë shumë pikëpyetje për të thënë se ka qarkulluar që në janar”, thotë mjekja.

Ndërkohë ish Sanatoriumi i Tiranës nuk është më një spital Covid. Ai i është rikthyer normalitetit dhe vetëm mbrëmjen e të hënës kur u hap mjekët kanë pritur 15 urgjenca 5 pacientë kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Megjithëse në Spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk trajtohen më të sëmurë me Covid 19, mjekët shprehen se vijojnë të punojnë me masa mbrojtëse të përforcuara dhe me dyshimin më të parë për të prekur nga Sars CoV 2 vënë në zbatim protokollet e posaçme.