Mjekët zbulojnë sëmundjen e vështirë që po kalon nëna e Edi Ramës

Ashtu sikurse e ka pohuar edhe vetë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ëma e tij, Aneta Rama, vuan nga një sëmundje e vështirë. Mjekët pohojnë për GSh.al se para pak muajsh ajo i është nënshtruar një operacioni në toraks e sipas tyre, gjendja e saj po mbahet nën kontroll.

E vetmja herë që Aneta Rama është parë të lëvizë, ishte data 11 e këtij muaji, ditë që lidhet me 20-vjetorin e humbjes së bashkëshortit të saj, Kristaq Rama.

Ajo ka qenë në varrezat e Sharrës ku prehet skulptori, dalje e cila është konsultuar paraprakisht me mjekët dhe është realizuar në kushte të veçanta. Ditën e shtunë kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë për të tërhequr titullin akorduar të së ëmës “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, akorduar nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë.

Në faqen e tij në “Facebook”, krahas falënderimit, kreu i qeverisë përmendi edhe sëmundjen e vështirë që po kalon e ëma e tij.