Merkel përsërit kritikat ndaj Trumpit

Kancelarja gjermane Anglea Merkel e ka quajtur të gabueshme anulimin e marrëveshjes nukleare me Iranin, duke e nënvizuar edhe një herë këtë si dallimin kryesor në mes të Berlinit dhe Washingtonit.

Presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar ka njoftuar se SHBA do të largohet nga marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015, me qëllimin për t’i mbajtur nën kontroll ambiciet nukleare të Teheranit.

Merkel ka thënë para parlamentit se vendimi i Amerikës ka qenë një nga lajmet shqetësuese që kanë ndodhur së fundi, përcjell KosovaPress.

Kancelarja gjermane e ka quajtur “ideale” marrëveshjen nukleare me Iranin, duke shtuar se nuk është e drejtë që në këto momente të anulohet kjo marrëveshje