Me kaq euro bonus do t’i shpërblejë infermierët Franca

Stafi i infermierisë në Francë do të marrë shpërblime deri në 1.500 euro, bëri me dije Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran.

Bonusi do të “shpërblejë angazhimin e tyre të palëkundur” gjatë krizës shëndetësore të koronavirusit, tha Véran, shkruan CNN.

 

Muajin e kaluar, kryeministri njoftoi një shpërblim për punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë të frontit, duke bërë që personeli i shtëpisë së pleqve të kërkojë shpërblim të ngjashëm.

Franca deri më tani ka pasur 174,791 raste me koronavirus dhe 25,987 vdekje si pasojë.