Mbyten dy pushues në Durrës, dyshohet se njëri është nga Kosova

Dy persona kanë humbur jetën pasditen e së enjtes, teksa ndodheshin me pushime në brigjet e Adriatikut, njëri prej të cilëve në plazhin e Hamallajt, ndërsa tjetri te zona e njohur si “Shkëmbi i Kavajës”.

Burime të policisë bëjnë me dije edhe identitetin e viktimës në Hamallaj, K.H. nga Kamza, i moshës 54 vjeç, ndërsa për personin e mbytur te “Shkëmbi i Kavajës” ende nuk dihet identiteti, por dyshohet të jetë shtetas i Kosovës rreth 60 vjeç.

Policia ka shkuar në të dyja vendngjarjet dhe ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e vdekjes së dy pushuesve.