Mbi 60 mijë raste me COVID-19 në SHBA

Ka të paktën 60.050 raste të koronavirusit të ri në Shtetet e Bashkuara, sipas raporteve të CNN Health.

Të paktën 807 njerëz kanë vdekur, bën të ditur CNN.

Rastet përfshihen nga 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-ve, si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara.

Aktualisht janë të prekur më se 445 mijë me koronavirus në nivel global dhe 19,811 kanë vdekur si pasojë.