Makina përplas biçikletën, vdes 32-vjeçari

Një aksident  ka ndodhur sot në Lushnje, ku si pasojë ka gjetur vdekjen enjë 32 vjeçar derisa një mjet ka përplasur një biçikletë.

Viktima është shtetasi Arbër Meto, i cili po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën hyrëse të qytetit, në vendin e njohur si tregu ushqimor.

Lidhur me këtë aksident fatal, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së saj. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit.