Libi, bombardohet aeroporti në Tripoli

Forcat ushtarake në Libi të qeverisë së njohur nga ndërkombëtarët kanë kryer sulme ajrore në afërsi të Tripolit edhe pse bisedimet me ndërmjetësinë e Kombeve të Bashkuara për arritjen e paqes kanë rifilluar në Marok.

I dërguari i posaçëm i OKB, Bernardino Leon dënoi sulmet ajrore si një përpjekje për të ndaluar zyrtarët të udhëtojnë në Marok për raundin e ri të bisedimeve

“Këto janë mesazhe negative, të qëllimshme. Ne shpresojmë në nisjen e një hetimi në lidhje me sulmet dhe komuniteti ndërkombëtar është në pritje të shpjegimeve”, tha Leon.

Mohamed El Hejazi, zëdhënës i forcave ushtarake besnike të qeverisë së kryeministrit Abdullah al-Thinni, tha se avionët luftarakë kishin sulmuar aeroportin e Tripolit dhe objektiva të tjera në perëndim të Libisë.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja kanë për qëllim të bindin palët për formimin e një qeverie të unitetit dhe arritjen e një armëpushimi të qëndrueshme. Kombet e Bashkuara “besojnë se ky raund mund të jetë vendimtar në konsolidimin progresit të arritur deri tani”, thuhej në një deklaratë të Kombeve të Bashkuara.