Kur do ta shpërndajë parlamentin? Përgjigjet Ilir Meta

Gjatë konferencës për shtyp, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është pyetur se kur do ta shpërndajë parlamentin.

Meta u tregua mjaft diplomatik duke mos e dhënë një përgjigje të prerë nëse do ta bëjë një veprim të tillë apo jo.

“E di që kjo është një kërkesë e përgjithshme dhe e vazhdueshme presidenti do të sillet gjithmonë me përgjegjshmëri maksimale, me interesin më të përgjegjshëm të popullit shqiptar”, tha Meta./ Tch