Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje bilaterale

Me iniciativën e dy ministrive të Jashtme, asaj të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe në bashkëpunim me Federatën e Odave për Ekonomi dhe Industri të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Odës për Ekonomi dhe Industri, sot në qytetin Sharjah është organizuar forumi ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Gjatë forumit u theksua se takimet e tilla kanë për detyrë dhe synim avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, mundësitë të investimeve në dy vende, si dhe u vlerësua se ka mundësi të mëdha, akoma të pa shfrytëzuara për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ministri për Zhvillimin  Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve, si dhe përfaqësuesit të institucioneve tjera kanë prezantuar mundësitë që ofron Kosova për investitorët potencial nga Emiratet.

Shefi i Stafit të Kryeministrisë, Avni Arifi ka përcjellë përkushtimin e Qeverisë dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj për të përkrahur investitorët me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërsa ministri i Ekonomisë së Emiratave, Sultan Bin Saeed Al Mensouri dhe nënkryetari i Odës për Ekonomi dhe Industri të Sharjah, Waleed Abdul Rahmman kanë potencuar potencialet e dy shteteve të cilat mund të ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Ministri Al Mansouri ka thënë që EBA mund të shërbejnë si shembull i suksesit dhe në zhvillimin ekonomik dhe thithjen e investimeve të huaja edhe në Kosovë. Ai theksoi se prioritet duhet t’i jepet sidomos fushës së bujqësisë dhe prodhimeve ushqimore.

Gjatë forumit është nënshkruar edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Federatës së Odave për Ekonomi dhe Industri të Emirateve të Bashkuara Arabe. Po ashtu gjatë forumit bizneset e dy shteteve kanë realizuar takime dypalëshe si dhe kanë marrë pjesë në një drekë pun