Koreja Veriore inauguron një qytet të ri, thotë se është shembull i civilizimit

Koreja Veriore e ka hapur zyrtarisht për banim një qytet të ri. Mediet shtetërore të vendit komunist thanë se ky qytet është shembulli më i mirë i civilizimit modern.

Shiritin e kuq qytetit të ri ia preu, natyrisht, kush tjetër pos liderit Kim Jong-un. Ai tha se ndërtimi i qytetit të ri është njëri ndër projektet më të rëndësishme ndërtimore të vendit.

 Sipas raportimeve të medieve shtetërore, ky qytet ka hapësirë për katër mijë familje dhe në të ka qendër skijimi dhe stadium.

Megjithatë, merret vesh se për ndërtimin e këtij qyteti është shfrytëzuar puna e detyrueshme.

Pavarësisht propagandës për investime moderne, një organizatë joqeveritare thotë se një pjesë e madhe e popullsisë së këtij shteti ende vuan nga mungesa e ushqimit, karburanteve, rrymës, ujit dhe produkteve të tjera.

Ndryshe, Koreja Veriore cilësohet si një nga vendet më të izoluara në botë dhe të huajt e kanë të vështirë të marrin informacione të pavarura për zhvillimet e brendshme në këtë shtet, shkruan “BBC”.