Kinezët nuk iu ndahen qenve: Vazhdon shitja e tyre nëpër tregje si mish për njerëzit

Qentë janë akoma duke u prerë dhe shitur për mish në tregjet në Yulin, Kinë e Jugut, pavarësisht se qeveria qendrore i cilëson ata si miq të njerëzve, e jo ushqim për ta.

 

Një organizatë joqeveritare ka paralajmëruar se tregtia e vazhdueshme e mishit të qenve mund të paraqesë rreziqe të shëndetit publik në formën e sëmundjeve të reja.

Dr Peter Li, specialist i politikave në Kinë në Humane Society International, i tha Sky Neës: “Ne e kuptojmë se pandemitë janë shkaktuar nga një përqendrim i madh i kafshëve të specieve të ndryshme – kafshë me sistem imuniteti të kompromentuar.

“Shumë qen janë kafshë të tilla, në përqendrim të madh dhe me probleme të mëdha psikologjike dhe fizike. Mishi i qenve është një burim i mundshëm për pandemi.”

Aktivistët kinezë që vizitojnë Yulin vlerësuan se 400 qen trupa mace dhe 200 mace po shiteshin çdo ditë këtë javë, përpara një festivali vjetor të mishit të qenve që është zhvilluar që nga të paktën 2010.
Qentë ende të gjallë mbahen në një kafaz pranë një tavoline kasapësh.

Në fillim të këtij viti, Ministria e Bujqësisë e Kinës ndryshoi klasifikimin e kafshëve në mënyrë që qentë të mos klasifikohen më si bagëti.

Një studim i porositur nga Shoqata e Mirëqenies së Kafshëve në Kinë në bashkëpunim me Humane Society International në vitin 2017 zbuloi se 64% e njerëzve kinezë duan të shohin fundin e festivalit Yulin, dhe 51.7% mendojnë se tregtia e mishit të qenve duhet të ndalohet tërësisht.