Kina porositi më shumë se dy miliardë maska në janar dhe shkurt

Kina importoi më shumë se dy miliardë maska dhe 25 milionë copë rroba mbrojtëse nga jashtë para se shpërthimi i koronavirusit të arrinte nivelet pandemike.

 

Të enjten një raport i qeverisë kineze tregoi në detaje tregtinë e saj të jashtme për dy muajt e parë të vitit, kur vendi ishte në kulmin e krizës së koronavirusit.

Në kohën kur infeksioni flloi të përhapej në të gjithë globin në janar dhe shkurt, tek Kina u vërejt një
“rritje drastike e importimit të mallrave kryesore të konsumit”.

Më shumë se 2.46 miliardë copë materiale mjekësore, përfshirë maska dhe pajisje mbrojtëse, u inspektuan nga Dogana Kombëtare në Kinë gjatë 24 janarit dhe 29 shkurtit, sipas raportit të qeverisë.

Raporti vë në dukje se agjencia kishte përshpejtuar hyrjen e furnizimeve, duke prezantuar “zhdoganimin me vonesë zero të materialeve të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë“.

OBSH ka paralajmëruar në lidhje me krizën me furnizime mjekësore që bota po pëson përgjatë muajve të fundit.

CNN ka konstatuar se frika se punonjësit e kujdesit shëndetësor do mbesin pa maska mbrojtëse, ka bërë që institucione botërore të shëndetit publik, sikurse janë OBSH dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) t’i shpallin maskat si jo-efektive në mbrojtjen ndaj përhapjes së COVID-19.