Kina: Koreja e Veriut ka 20 bomba bërthamore

Ekspertët bërthamorë kinezë kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut tashmë mund të ketë në dispozicion 20 koka bërthamore dhe mund të ketë kapacitet për të prodhuar sasi të mjaftueshme të uraniumit për të dyfishuar arsenalin e saj deri në vitin e ardhshëm, ka raportuar The Wall Street Journal.

Llogaritjet kineze për prodhimin bërthamor të Phenainit, të cilat i janë përcjellë specialistëve bërthamorë amerikanë, kanë tejkaluar shumicën e parashikimeve të kaluara amerikane, thuhet në raport, në të cilin janë cituar njerëz me njohuri për çështjen, transmeton Tribuna Channel.

Ekspertët në Institutin Amerikano-Korean të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins më parë këtë vit kanë paraqitur tre skenarë për aftësitë bërthamore të Koresë së Veriut, duke parashikuar se rezervat e saj të armëve mund të rriten në 20, 50 apo 100 brenda pesë vjetëve.