Kapen 5,5 ton bimë kanabis

“Operacionet e kërkimit me ndihmën e qenve mundësuan kapjen e drogës të fshehur me kujdes në muret anësore dhe në platformën që mbante ngarkesën si dhe arrestimin e shoferit të kamionit, një maroken i moshës 30-vjeçare”, sipas një komunikate të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Kombëtare (DGSN).

Maroku është një prej prodhuesve dhe eksportuesve kryesorë të bimës së kanabisit, sipas zyrës së OKB-së për luftën kundër drogës dhe krimit (ONUDC).

Policia marokene njoftoi sot kapjen e 5,5 tonelatave bimë kanabis të fshehur në një kamion transit në portin Tanger Med dhe me destinacion një port evropian.