Ja se si tritoli e shemb në pak sekonda pallatin 6-katësh në Durrës

Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës.

Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë të forcave xheniere.

Godina u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ndaj u shemb me shpërthim të kontrolluar.

“Ishte një shpërthim i fuqishëm; para shpërthimit u evakuuan banorët tutje perimetrit të sigurisë”, raporton gazetarja e Top Channel- it.