Ja çfarë thotë Erdogan për Armenët

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ndan sinqerisht dhimbjen e bashkësisë armene të Turqisë mbi vdekjen e paraardhësve të tyre gjatë vitit 1915.

“Në këtë ditë që mbart një rëndësi të veçantë për qytetarët tanë armenë, unë edhe një herë me respekt përkujtoj të gjithë armenët otomanë që humbën jetën e tyre në mes të kushteve të Luftës së Parë Botërore,” tha Erdogan në një Deklaratë të lexuar në Patriarkanën armene në Stamboll, transmeton Mesazhi.

Deklarata është lexuar nga Tatul Anusyan, kryetar i Kuvendit të Patriarkanës, me një shërbim të mbajtur për të kujtuar ata që humbën jetën gjatë zhvendosjes së popullsisë armene nga Perandoria Osmane në vitin 1915.

Erdogan tha se Republika e Turqisë, pasardhëse e Perandorisë Osmane, u themelua pa harruar këto vuajtje, por duke u mësuar të përballet me to.”

Ai shtoi se Turqia ishte duke punuar për të siguruar një të ardhme më të mirë në bazë të paqes, harmonisë dhe vëllazërisë.

“Më lejoni të përsëris se ne jemi në dijeni të ngjarjeve të dhimbshëm përjetuar në të kaluarën nga komuniteti armen dhe se unë sinqerisht ndaj dhimbjen tuaj,” tha Erdogan.

Turqia ka bërë thirrje për ngritjen e një komisioni të përbashkët historianësh dhe hapjen e arkivave për të studiuar dhe të zbuluar se çfarë ka ndodhur në mes të Perandorisë Osmane dhe qytetarët e saj armene.

Zhvendosjes nga osmanët e armenëve në Anatolinë lindore rezultoi me viktima të shumta. Turqia nuk e konteston se ka pasur viktima në të dy anët, por hedh poshtë përkufizimin e “genocidit”.