Italia zyrtarizon datën e hapjes për të gjitha aeroportet

Italia ka zyrtarizuar vendimin e shumëpritur.

Italia do të fillojë rihapjen e të gjitha aeroporteve të saj duke filluar nga 3 qershori, njoftoi Ministri i Transportit Paola de Micheli të Mërkurën gjatë një seance parlamentare.

“Do të jetë e mundur të vazhdohet për rihapjen e të gjitha aeroporteve duke filluar nga 3 qershori, kur përsëri lejohen transferimet”, tha ministri.

De Micheli shtoi se kufizimet aktuale ndërregjionale dhe ndërkombëtare do të përfundojnë gjithashtu për transportin publik brenda vendit.

Fluturimet u pezulluan në të gjitha aeroportet kryesore italiane më 14 mars, përveç fluturimeve thelbësore.

Aeroportet e Romës Ciampino dhe Firence u lejuan të rihapen më 4 maj, por qendra e Milanos mbeti e mbyllur për shkak të mungesës së trafikut ajror, tha ministri.