Italia publikon bilancin ditor të COVID-19, sërish shifra të frikshme

Italia vazhdon të shënojë një numër të lartë të infektuarisht e viktimash nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë regjsitruar 544 viktima e 37 255 të infektuar më shumë.

Numri i personave të shëruar nga koronavirsui janë 12 196 më shumë se sa një ditë më parë. Ndërsa numri i tamponeve të kryer në 24 orët e fundit është 227 695.

Në rritje është dhe numri i të infektuarve që kërkojnë kurim sptialor duke e cuar gjithnjë e në vështrirësi sistemin shëndetësor italian.

Dita e sotme ka regjistruar 484 pacientë më shumë në spitale e 76 të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Deri më sot Italia ka regjistruar 1,144 552 të infektuar nga koronavirusi e 44, 683 viktima.

Të shëruar deri më sot nga Covid 19 në Itali janë 411 434 persona ndërsa tamponë të kryer janë 18 683 111.