Italia ndalon festimin e Krishtlindjes

Vendimi ndalon që në familje të ketë mysafirë të rrethit më të gjerë familjar. Lejohet vetëm me prindër, vëllezër e motra

Sipas autoriteteve italiane, Krishtlindjet në vitin 2020 do të jenë më ndryshe se zakonisht. Qeveria italiane po përgatit masa mbrojtëse për të parandaluar festën tradicionale të Krishtlindjeve.

Sipas kësaj, thuhet se me masat e reja nuk do të lejohet shkuarja në kishë për këtë fest. Tryeza e Krishtlindjëve mund të festohet në Itali këtë vit vetëm më prindër, vëllezër dhe motra.

Vendimi ndalon që në familje të ketë mysafirë të rrethit më të gjerë familjar, si axhallarë, dajë, teze, halla, apo ndonjë lidhje tjetër familjare.

“Për momentin, situata në Itali është me të vërtetë dramatike. Nëse kurba e infektimit nuk ndalohet, vendi po shkon drejt kolapsit. Kontaktet ndërpersonale duhet të ndalohen dhe Krishtlindjet paraqesin rrezik të madh. Jemi të detyruar të marrim masa parandaluese”, ka thënë zëvendësministri italian i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri.