Itali/ 743 vdekje nga koronavirusi për 24 orë, 5,249 raste të reja

Numri i vdekjeve në Itali lidhur me koronavirusin e ri përbrenda natës ka arritur në 743.

Ndërkaq, siç bën të ditur Worldometer, shifra e të infektuarve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka arritur në 5,249.

Dy ditë më herët, bilanci 24-orësh i të prekurve me koronavirus në vend ka rënë në mënyrë drastike.

Regjioni më i prekur vazhdon të jetë Lombardia, duke dominuar përqindjen në proporcion kombëtar.

Deri më tani, 8,326 janë shëruar nga infektimi i virusit pandemik, që ka prekur 196 vende të botës.

Gjermania është vendi i parë që ka filluar të pranojë pacientë italian, në mënyrë që t’i dalë në ndihmë Italisë në periudhë koronavirusi.

Evropa tashmë është shpallur edhe zyrtarisht nga OBSH-ja epiqendër e koronavirusit. Në Spanjë ka filluar të rritet drastikisht numri i rasteve me virusin vdekjeprurës.