Irani zotohet të ‘ndëshkojë’ ata që janë përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit

Javën e kaluar, një aeroplan “Boeing-737” ukrainas me 176 njerëz në bord është rrëzuar në Iran.

Katër britanikë ishin në mesin e 176 personave të vdekur në aeroplanin “Boeing-737” ukrainas, i cili u rrëzua në Teheran.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka thënë se rrëzimi i aeroplanit në Teheran është një “gabim i pafalshëm” dhe se sipas tij, “të gjithë ata që janë të përfshirë do të ndëshkohen”.

Në një fjalim televiziv të martën, Hassan Rouhani tha se: “ngjarja tragjike do të hetohet plotësisht, duke thënë “një person nuk mund të jetë vetëm përgjegjës për rrëzimin”.

Siç shkruan “SkyNews”, institucionet iraniane kanë deklaruar se tashmë disa të dyshuar janë arrestuar në lidhje me rrëzimin e aeroplanit, por që akoma nuk dihet numri i saktë i të arrestuarve.

Në anën tjetër, presidenti iranian, Hassan Rouhani, është zotuar se të gjithë ata që janë përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit do të ndëshkohen.