Irani ndalon revistën për gra që ‘nxit’ bashkëjetesën

Komisioni iranian që kontrollon mediet e ka ndaluar një revistë mujore për gra me akuzën se “inkurajon” bashkëjetesën, e njohur si “martesa e bardhë” në republikën islamike.

‘Zanan-e Emruz’ (Gruaja e sotme) raportohet se ka publikuar një edicion të veçantë ku diskutohen aspekte të ndryshme të “martesës së bardhë” dhe arsyet që qëndrojnë prapa saj.

Bordi Mbikëqyrës i Medieve në Iran mbrëmë ka njoftuar se revista mujore do të dërgohet në gjykatat e vendit për “shkeljen e vlerave islame dhe atyre kombëtare” duke promovuar këtë praktikë, raporton agjencia e lajmeve, Mehr.

Marrëdhëniet seksuale pa kurorë konsiderohen krim sipas ligjit islamik që zbatohet në Iran.