Irani i gatshëm të nis bisedime me SHBA’të: Por Presidenti ka këto kushte

Irani do të ishte i hapur për bisedime me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni kërkon falje për daljen nga një marrëveshje bërthamore të vitit 2015, dhe kompenson Teheranin, sipas Presidentit Rouhani.

Presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq nga pakti midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore në vitin 2018 dhe vendosi sanksione – duke thënë se marrëveshja nuk bëri sa duhet për të përmbajë programin e raketave të Teheranit dhe ndikimin rajonal.

“Ne nuk kemi asnjë problem me bisedimet me SHBA’të, por vetëm nëse Uashingtoni përmbush detyrimet e tij në bazë të marrëveshjes bërthamore, kërkon falje dhe kompenson Teheranin për tërheqjen nga marrëveshja e vitit 2015,” tha Rouhani në një fjalim televiziv.

“Por ne e dimë se këto thirrje për bisedime me Teheranin janë thjesht fjalë dhe gënjeshtra,” shtoi ai.