I shtoi 3 zero shumës, personi përgjegjës për furnizime publike pranon fajin

Pas bisedave të gjata me të punësuarit në sektorin financiar të Arkivit shtetëror është konstatuar se personi përgjegjës për furnizime publike ka bërë gjoja gabim të paqëllimshëm teknik duke i shtuar shumës për ketering, të paraparë për tërë vitin 2020 edhe 3 zero. Me atë, shuma prej 300.000 e cila është paraparë për ketering në ekspozita, promovime dhe mysafirë nga jashtë, të cilat edhe mund të mos shpenzohen, janë bërë 300.000.000 (treqind milionë).

“Ai edhe vetë e pranoi atë dhe kundër tij menjëherë është inicuar procedurë disiplinore për punë të pandërgjegjshme”, deklaroi drejtori i Arkivit shtetëror, dr. Emil Kërsteski.

Buxheti i përgjithshëm i Arkivit shtetëror është rreth 2,5 milionë euro, kështu që nuk mundet për ketering të jenë 6 milionë euro.

Qytetarët duhet t’i pranojnë në mënyrë kritike informatat në rrjetet publike, sepse lajmi për 6 milionë euro për ketering është i palogjikshëm.