Helmimi i nxënësve në Fier, dyshohet nga dezinfektantët për koronavirusin

Disa nxënës në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier u helmuan ditën e sotme dhe u nisën me urgjencë në spital.

Nxënësit u shprehën se ishin në orën e Biologjisë dhe papritur filloi të vinte aromë e rëndë.

Teksa ende mbetet mister shkaku, abcnews meson se një nga pistat që po hetohet është lënda dezifektuese kundër koronavirusit.

Sot është bërë dezifektimi i shkollës. Ndërkohë, lajmi është bërë me dije edhe nga kreu i bashkisë, Armand Subashi.

“Nisëm sot një fushatë dezinfektimi në të gjitha institucionet arsimore, që femijët të jenë më të sigurt në ambientet që ata frekuentojnë.

Do të vazhdojmë gjatë gjithë fundjavës dhe me bashkepunim më të gjithë partneret lokalë, me qëllim që e hëna t’i gjejë gati”, ka shkruar Subashi sot më herë në një status në Facebook.