Gjendet trupi i peshkatarit të mbytur në lumin Drin

Polumbarët kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e Drinit trupin e një peshkatari, i cili ishte zhdukur rreth 12 ditë më parë.

Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Agim Zeqja, i cili ishte mbytur në Lumin Drin në Lezhë, 12 ditë më parë.

Pas kërkimeve të shumta, polumbarët arritën të gjejnë trupin e tij rreth 300 metra larg vendit ku dyshohet se ishte mbytur dhe ta nxjerrin në breg.