Gerberich konsideron se Maqedonia duhet t’i nisë negociatat me BE-në, për Thimonier prioritet mbetet lufta kundër korrupsionit

Ambasadori gjerman në vend Thomas Gerberich sot deklaroi se arsyen për anulimin e fillimit të negociatave nuk e sheh tek kandidatet – Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, por në skepticizmin e zgjerimit. Ai porosit se vendi duhet t’i vazhdojë reformat, dhe në atë mënyrë t’i bind skeptikët se vendi i tyre është në BE. 

Ndërsa ambasadori francez Christian Thimonier, nga ana e tij, sërish porositi se qeverisja e së drejtës dhe lufta me korrupsionin mbesin prioritet i rëndësishëm.

Gerberich në fjalimin e tij në konferencën shkencore ndërkombëtare me temën “Tranzicioni i sistemeve juridike: 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit”, që mbahet sot dhe nesër në Fakultetin juridik në Shkup”, tha se në Samitin në Selanik në vitin 2003 qartë ishte shprehur perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut mbetet çështje thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Ai tha se Gjermania është veçanërisht e lidhur me Ballkanin Perëndimor në interes politik, ekonomik si dhe social sepse shumë njerëz nga ky rajon jetojnë në Gjermani dhe ajo është nga interesi i përbashkët për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në.

Kurse sipas ambasadorit francez Christian Thimonier, qeverisja e së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritet dhe pjesë thelbësore e integrimit të ardhshëm të anëtareve të reja.

Në pyetjen për pritjet e takimit midis presidentit Stevo Pendarovski dhe shefit të shtetit francez Emanuel Macron javën e ardhshme në Paris dhe a do të kontribuojë ajo për dinamikë më të madhe në marrëdhëniet e Maqedonisë me Francën, Thimonier nuk donte të komentojë.

“Në gjithçka që është komunikim, rreth asaj vizite zyrtare, megjithatë do t’u referohem në presidencën e Republikës, sepse konsideroj se nuk do të ishte mirësjellje nga ana ime prej përpara të flas për atë”, tha Thimonier.

Ndryshe, konferenca “Tranzicioni i sistemeve juridike: 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit”, shënohet 30 vjetori i rënies së murit të Berlinit, ngjarje që simbolikisht e emëroi fundin e Luftës së ftohtë dhe fillimin e procesit të tranzicionit të sistemeve juridike në vendet post-komuniste.