Gazetarja gjermane: Të gjithë në protestë për të mbrojtur refugjatët

Prezantuesja gjermane e lajmeve, Anja Rashkesh, gjatë edicionit informativ të mbrëmjes së enjte në televizionin gjerman, ka bërë thirrje për protesta në mbrojtje e refugjatëve, duke shkaktuar një debat të madh brenda vendit.

Ajo bëri thirrje për një qëndrim publik kundër rritjes së sulmeve raciste ndaj refugjatëve që kanë populluar Gjermaninë kohët e fundit.

“Deri dje komentuesit fshiheshin pas emrave të rremë ose pseudonimeve për të shprehur qëndrimet e tyre raciste, ndërsa ndodh e kundërta. Mesa duket nuk është më e turpshme të bësh deklarata deri diku pasiononte me përmbajtje urrejtje ndaj tyre. Madje, kur shkruan se refugjatët duhet të mbyten në det, me shumë gjasa merr aprovimin e të tjerëve dhe shumë pëlqime”, u shpreh Rashkesh.

Ajo akuzoi hapur për thirrjet dhe sulmet kundër refugjatëve partinë e ekstremit të djathtë. Ajo ftoi qytetarët të dalin në protestë në mbrojtje të emigrantëve.

Nëse ju nuk jeni të mendimit se të gjithë refugjatët janë parazitë që jetojnë në kurriz të të tjerëve, të cilët duhet të përndiqen, rrahur apo djegur, atëherë ju duhet ta ngrini zërin, ta kundërshtoni me gojën tuaj, të mbani një qëndrim dhe të ndëshkoni publikisht ata që bëjnë të kundërtën”, vijoi ajo më tej.

Qëndrimi publik i saj erdhi një ditë pasi kreu i shërbimit të Inteligjencës gjermane, Hans Georg Maassen, paralajmëroi se mbështetësit e ekstremit të djathtë kanë planifikuar trazira dhe sulme ndaj emigrantëve.