Foto me Ardian Çapjan, Rama tregon versionin e tij

Në lidhje me foton në hotelin e Ardian Çapjas, i cili është subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, foli sot edhe kryeministri Edi Rama.

Në emisionin “Opinion”, Rama tha se fotografia është realizuar në hotel pasi aty ka një sallë konferencash ku ai ka marrë pjesë në një aktivitet.

Rama u shpreh se e kanë ftuar për një foto dhe se nuk ka njohje me personin në fjalë.

“Ai eshte nje hotel qe ka nje salle konferencash dhe une kam qene aty per nje aktivitet.

Kur dola ne holl, ata persona erdhen dhe me kerkuan te benin nje foto.

Nuk kam vetem ate foto por me pare jam fotografuar me ata njerez serish dhe ata foton me mua e kishin vendosur ne mur”, tha Rama.