Forcat irakiene e arrestojnë shefin e ri të ISIS-it

Drejtuesi i ri i ISIS është arrestuar nga oficerët e inteligjencës irakene, sipas medieve lokale.

Abdul Nasser Qirdash, ‘kandidati që po pason operacionet terroriste të Abu Bakr Al-Bagadi’, u kap nga forcat irakiene, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Irakut, shkruajnë mediet britanike.

Ish-shefi i ISIS, Bagdadi, vdiq, siç tha presidenti amerikan Donald Trump, “si një qen” kur forcat amerikane sulmuan kompleksin e tij në veri-perëndim të Sirisë më tetor të 2019-ës.

Bagdadi, i cili kishte drejtuar terrorin e ISIS-it, bëri vetëvrasje me një jelek shpërthyes, së bashku me tre fëmijët e tij, kur forcat speciale amerikane ishin afër kapjes së tij.

Qirdash u vendos ta zë pozitën e tij, një ish oficer në ushtrinë e Saddam Huseinit i cili ishte në krye të ‘Çështjeve myslimane’ nën mbretërimin e Bagdadit.