Facebook në ndihmë të Nepalit

Facebook është shprehur i gatshëm për të qenë në ndihmë të banorëve të goditur në Nepal, nga termeti me magnitudë 7,8. Rrjeti social po u kërkon anëtarëve të saj të dhurojnë për ekipet e reagimit emergjent deri në $ 2 milion.

Përmes mesazhit News Feed,Facebook inkurajon anëtarët e saj për të dhuruar fonde për International Medical Corps,fonde që do të shkojnë drejt organizatave të kërkimit dhe shpëtimit lokal.

Fatkeqësia natyrore në Nepal ka vrarë më shumë se 3.617 njerëz, sipas BBC, me numrin e të vdekurve në rritje dhe shumë të zhdukur ende.

Facebook Donate
“Që atëherë, miliona njerëz janë shënuar të sigurt dhe të dhjetëra miliona njerëz janë njoftuar se dikush qe ata njohin është raportuar i sigurt,” tha Facebook në lutjen e saj për donacionet.