Evropa kundër rikthimit të Rusisë në G7

Bashkimi Evropian është kundër bërjes së ndonjë ftese të pakushtëzuar për Rusinë për ta lënë atë për t’u kthyer në bisedime e liderëve të G7.

Shtatë liderët e vendeve të përparuara në industri do të takohen në Francë këtë fundjavë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Formati njihej si G8 para se Rusia të përjashtohej në vitin 2014 pasi bëri aneksimin e Krimesë nga Ukraina dhe përkrahjes së rebelimit anti Kiev.

Një burim ka thënë për Reuters se arsyet e përjashtimit të Moskës “mbeten valide” dhe se çdo ofertë e kthimit pa kushte mund të ishte “kundërproduktive dhe shenjë e dobësisë”.