Erdogani mbrohet me makina e avionë ushtarak

Rexhep Taip Erdogan është politikan turk, presidenti i zgjedhur i Turqisë.

Më parë ka shërbyer si Kryeministër i Turqisë në vitet 2003–2014 dhe si Kryetar i Stambollit në vitet 1994–1998. Duke qenë se njihet për korrektësinë e tij Erdogan ka edhe një mbrojtje të jashtëzakonshme, si kur lëviz rrugëve, me makinë apo edhe me aeroplan.

Por, përve? forcave të shumta të cilat e ruajnë Presidentin në tokë, gjithçka është menduar në mënyrën më të mirë që siguria e tij të jetë maksimale edhe në ajër.

Në këto fotografi shihen avionë ushtarak që ecin paralelisht me avionin presidencial të Erdoganit.

Pak nga jeta e tij e hershme:
Erdoani ka qenë edhe futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv “Kas?mpa?a”, në vitet 1969–1982, para se të zgjidhet Kryetar i Stambollit në vitin 1994, nga rradhët e Partisë së Mirëqënies. Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt.

Duke braktisur politikën e hapur islame, Erdoani në vitin 2001 themeloi Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, me të cilën arriti që në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pothuajse pas një viti, të fitoj afro dy të tretat e vendeve në parlamentin turk.