Erdogan: Ofensiva turke në Siri do të sjellë paqe dhe stabilitet

 “Ofensiva turke kundër milicisë kurde siriane do të ndihmojë në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në Siri”, – i tha presidenti Recep Tayyip Erdogan homologut të tij rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike. “Kjo ofensivë do të lehtësojë rrugën drejt një zgjidhjeje politike”, – vazhdoi ai.

 

Pas dy operacioneve të mëparshme, Turqia nisi sot një ofensivë te re në Siri, të quajtur Burimi i Paqes, kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PPU).

“Ky operacion synon terroristët e PPU-së dhe ISIS-it dhe ka për qëllim të krijojë një zonë sigurie në verilindje të Sirisë. Zona e sigurisë, që ne do të krijojmë, do të bëjë të mundur kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre”, – u shpreh Erdogan.