‘E di ku ka rënë aeroplani i Malajzisë’

Prokurori i pavarur Andre Milne beson se e di ku ka humbur aeroplanin e Malajzisë.

Milne është prokuror i pavarur për organizatën kanadezë jo fitimprurëse ASOVE që merret me hetime globale për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ai beson se e di ku gjendet aeroplani i humbur ” Malaysia Airlines ” MH370 dhe ka kërkuar ndihmë financiare në mënyrë që ta zbuloje të vërtetën.

Siç transmeton “Jutarnji List” e Kroacisë Miler thotë se këtë e di nga të dhënat fillestare të radarëve ushtarakë të cilët kanë treguar kursin e mundshëm dhe ga deklarata e disa dëshmitarëve të cilët kanë thënë se e kanë parë aeroplanin duke fluturuar lehtë afër detit në territorin e Maldiveve.

Duke u bazuar në xhirimet e satelitëve rusë Milne beson se janë zbuluar pjesë të motori, krahëve dhe trupin e aeroplanit në Oqeanin Indian, transmeton portalb.

“Këtë zonë askush nuk e ka kërkuar. Më duhet ndihma e juaj se sit a zbulojmë nëse bëhet fjalë për atë aeroplan apo jo. Nëse doni të dini merrni pjesë në këtë iniciativë”, ka thënë Milne duke kërkuar donacione.