Dy të plagosur në Tiranë

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur me armë zjarri sonte në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e çiftit, por ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.

Policia ka identifikuar të plagosurit, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L. dhe A.L., të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.