Durrësi miraton bonusin e qirasë për 660 familje, Tirana për 992

Zyra për Adresimin e Pasojave të tërmetit, jep të dhënat lidhur me situatën deri në mesditën e kësaj të shtune.

Bëhet me dije Këshilli Bashkiak Durrës vendos në mbledhjen e sotme miratimin e bonusit të qirasë për 660 familje e para që kanë aplikuar pranë Bashkisë Durrës.

Vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.

Çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, duhet të dorëzojë pranë bashkisë:

– Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;

– Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);

-Certifikatën familjare, dhe të dhënat e llogarisë bankare.

Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dokumentacionin e sipërpërmendur dhe të plotësojnë formularin e aplikimit pranë Bashkisë.

Ndërkohë në Bashkinë Tiranë janë aprovuar 922 bonuse qiraje, nga të cilat 554 janë shpërndarë dhe deri tani pesë familje janë akomoduar në banesa me qira.

Deri në datën 6 dhjetor, të dhënat mbi dëmtimet e personave, dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë janë si më poshtë:

Dëmet në njerëz nga tërmeti: një qytetar ka humbur jetën, 44 qytetarë të dëmtuar, 3396 qytetarë të evakuuar, 1016 qytetarë të strehuar çadra, 395 qytetarë në qendra sociale dhe 117 kërkesa të qytetarëve drejtuar prefekturës.

Informacion mbi dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë: 7077 konstatime të kryera gjithsej; 728 konstatime te kryera në pallate; 6349konstatime të kryera në banesa; 810 banesa të pabanueshme; 1937 banesa të dëmtuara rëndë; 4026 banesa të dëmtuara lehtë; 69 pallate të pabanueshmep; 132 pallate të dëmtuar rëndë; 530 pallate të dëmtuar lehtë; një qendër shëndetësore e dëmtuar; 106 biznese të dëmtuara dhe 32 shkolla të dëmtuara

Në shkollën “Ismail Qemali” u mbyll sot palestra në të cilën ishin strehuar dy familje.

Bashkia Tiranë: Është furnizuar me 350 çadra verore.

Bashkia Kamëz: 12 grupe pune për verifikimin e dëmtimeve nga Bashkia Kamzë janë në terren ne zonën e Kamzës, Bathores, Paskuqanit.

Janë verifikuar 25 shkolla, nga të cilat, një ka dalë jashtë funksionit; dy të dëmtuara rëndë; 15 të dëmtuara lehtë.

Janë verifikuar 20 kopshte, nga të cilat 4 janë jashtë përdorimit; një i dëmtuar rëndë; 4 dëmtuar lehtë.

Bashkia Kavajë: 5 grupe pune që veprojnë në terren.

Bashkia Rrogozhinë: Aktualisht janë 4 grupe verifikimi në terren për qytetin e Rrogozhinës dhe një grup verifikimi për Njësinë Administrative Sinaballaj.

Janë shpërndarë gjithsej 29 çadra në qendrat e njësive administrative: në Sinaballaj 7 çadra; në Lekaj 5 çadra; në Kryevidh 8 çadra; në Gosë një çadër; në Rrogozhine 8 çadra.

Për sa i përket shkollave të dëmtuara, Bashkia Rrogozhinë në bashkëpunim me Zyrën Arsimore po kryen zhvendosjen e nxënësve:

– Nga Shkolla Okshtun për në godinën e shkollës Gërmenj.

– Nga Shkolla Kryevidh për në godinën e shkollës Stërbeg.

– Nxënësit e shkollës Gosë dhe shkollës “Xh. Soros” në Rrogozhinë do të sistemohen tek shkollat 9-vjeçare brenda zonës.

SHËNDETËSIA

4 366 vizita të kryera në njësitë akomoduese.

1133 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë.

413 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.

Ndërkohë, vijon me rigorozitet monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.

Në Ishëm, Manzë dhe Prezë Kala, janë vendosur çadra për ofrimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët, si dhe një njësi e lëvizshme ambulatore është vendosur në Vorë pranë kampit.

Qendra dispeçer

Deri në orën 12:00 të ditës së sotme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 533 (Tiranë- 235; Durrës- 252; Lezhë- 44; Elbasan- 1; Shkodër – 1). Sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 463 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.