Droni kap tre shqiptarë duke vjedhur, prangosen nga policia

Pasioni për teknologjinë i disa efektivëve në Itali dhe përdorimi i dronit me kamera termike kanë shërbyer për të vënë në pranga 3 shqiptarë të cilët tashmë akuzohen për një sërë vjedhjesh.

Policët kishin vendosur dronët kryesisht në pikat ku 3 shqiptarët u zinin pritë mjeteve që do të grabisnin. Metoda e grabitësve ishte e njëjtë, fillimisht grabisnin një makinë më pas shkonin dhe vidhnin në banesa të ndryshme.

Tre shqiptarët janë befasuar kur policia u ka dalë para për t’i arrestuar, pasi pandehnin se metoda e tyre nuk linin gjurmë që do t’i çonte në pranga.