Doshi në Prokurori

Deputeti i qarkut të Shkodrës Tom Doshi është paraqitur sot në Prokurorinë e Përgjithshme për t’u njohur me akuzën që do t’i komunikohet atij.

Mësohet se Doshit sot do t’i komunikohet akuza nga prokuroria në lidhje me pretendimet e tij mbi egzistencën e një plani për ekzekutimin e tij.

Doshi do të hetohet në gjendje të lirë. Gjykata e Lartë vendosi të mërkurën të pranojë kërkesën e deputetit duke e ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Prej rreth një muaji, nga data 29 mars, Doshi ndodhej në “arrest shtëpie”, shkruan shekulli.

Në daljen e tij para mediave, doshi u shpreh se nuk ishte i kënaqur nga vendimi, ndërkohë theksoi se nuk do të marrë pjesë në seancën e ardhshme parlamentare. Pas mbarimit të seancës gjyqësore Doshi u takua me disa nga mbështetësit e tij, ndërkohë që si një person i lirë u largua me makinën e tij personale dhe pa shoqërinë e efektivëve të policisë.

Sot pritet të komunikohet akuza edhe për deputetin Mark Frroku.