Donald Trump bëhet gjysh për herë të dhjetë

President Trump është bërë sërish gjysh.

Djali i presidentit Donald Trump, Eric Trump, ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij, Lara Trump, mirëpritën një vajzë, shkruan lajmi.net.

Çifti vendosën që vogëlushen ta pagëzojnë Carolina Dorothy Trump, ndërsa urim të veçantë morën edhe nga presidenti Trump.

Përmes rrjetit social Twitter, Trump uroi për ardhjen e mbesës në jetë, e cila e bëri atë gjysh për herë të dhjetë.

“Urime Eric Trump dhe Lara Lea Trump, për lindjen e Carolina Dorothy Trump. Aq krenar”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, Eric në postimin ku njftoi për ardhjen e vajzës në jetë, ka shkruar “Lara Lea Trump dhe unë jemi të ngazëllyer për të mirëpritur Carolina Dorothy Trump në botë. Ne ju duam tashmë”.

Për ndryshem, çifti kanë gjithashtu një djalë, Eric “Luke” Trump.