Digjen tre automjete në Tiranë, banorët në panik

Tre automjete janë djegur në një garazh në Tiranë.

Siç mëson abcnews.al ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberishtit te rruga “3 Dëshmorët”

 Djegia e mjeteve ka shkaktuar shumë tym dhe panik te banoret e pallatit të ri.

Për fikjen e flakëve morën pjese 3 automjete zjarrfikëse, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.