Dhunonte bashkëjetuesen prej 6 muajsh, në pranga 24-vjeçari

Një 20-vjeçare denoncoi bashkëjetuesin e saj prej gjashtë muajsh se ishte dhunuar dhe kërcënuar mejetë sistematikisht nga ai.

24-vjeçari Fatbardh Gjokeja nga Fushë-Derveni i Krujës u arrestua pasditen e djeshme pas denoncimit të 20-vjeçares M.M.. ajo deklaroi para uniformave blu se i dashuri i ka kërcënuar prej kohësh dhe e ka dhunuar, ndërsa së fundmi e kishte kërcënuar me armë zjarri, te cilën e mban pa leje.

20-vjeçarja u shpreh se konfliktet dhe dhuna e ushtruar prej tij ishin bërë të padurueshme së fundmi. 24-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.